DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoxha takon Sorensenin: Dialogu, rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

23 Maj 2026
A A
Hoxha takon Sorensenin: Dialogu, rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Share on Facebook

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha ka zhvilluar sot një takim në Pragë me Përfaqësuesin e Posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Përmes një postimi në “X”, Hoxha tha se i shprehu vlerësim për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe mbështjetjen e Bashkimit Evropian për ‘konsolidimin demokratik, forcimin institucional, reformat e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës’.

“Kosova mbetet e ankoruar fort në rrugën e saj evropiane, e orientuar qartësisht drejt integrimit në BE dhe plotësisht në përputhje me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian. Shqipëria beson se ky angazhim i vazhdueshëm meriton njohje të duhur dhe duhet të përmbushet me dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE për Kosovën, një sinjal politik i rëndësishëm dhe inkurajues për qytetarët e saj dhe për të ardhmen më të gjerë evropiane të rajonit”, ka shkruar ai.

Tutje, Hoxha tha se dialogu mbetet rruga e vetme e qëndrueshm për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Gjithashtu, përsërita se Dialogu mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke përfaqësuar një kontribut thelbësor në një kapitull të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje dhe për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim të qëndrueshëm në të gjithë rajonin e gjerë”, ka shkruar Hoxha në X.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 432)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com