DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoxhaj: Në emër të popullit të Kosovës, në mbrojtje të UÇK-së – bashkë në protestë gjithëpopullore

17 Shtator 2026
A A
Hoxhaj paralajmëron ndryshime të mëdha gjeopolitike: 2026 vit i rrezikshëm për Ballkanin
Share on Facebook

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka shprehur mbështetjen për protestën gjithëpopullore të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila do të mbahet nesër në Prishtinë.

Hoxhaj ka shpërndarë në Facebook thirrjen për protestë, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen asaj.

“Në emër të popullit të Kosovës, në mbrojtje të UÇK-së. Bashkë në PROTESTË GJITHPOPULLORE! Shpërndaje te familja dhe miqtë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Protesta është thirrur për të premten, më 18 shtator, në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas aktgjykimit të një dite më parë të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Hoxhaj, mik dhe bashkëpunëtor shumëvjeçar i disa prej ish-krerëve të UÇK-së, ishte të mërkurën në Hagë dhe e ndoqi nga afër shpalljen e aktgjykimit.

Protestën e mbështetë edhe djali i ish-presidentit Thaçi, Endrit Thaçi.

Organizatat e dala nga lufta kanë deklaruar se protesta organizohet në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së dhe në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com