DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoxhaj pas 16 vitesh nga Opinioni i GJND-së: Kosova sot është më e izoluar se në çdo periudhë të pasluftës

22 Korrik 2026
A A
Hoxhaj me plan konkret për rikthimin e njohjeve: Është prioritet i lartë
Share on Facebook

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 16-vjetorin e Opinionit Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke e cilësuar atë si një nga fitoret më të mëdha diplomatike të Kosovës, por njëkohësisht ka kritikuar gjendjen aktuale të politikës së jashtme të vendit.

Sipas Hoxhajt, 22 korriku i vitit 2010 shënoi një pikë kthese për shtetin e Kosovës dhe për konsolidimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

“Opinioni Këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë vulosi legalitetin e pavarësisë së Kosovës dhe forcoi subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Një fitore e madhe diplomatike që i hapi Kosovës dyert e njohjeve të reja dhe e forcoi pozitën e saj në botë”, ka shkruar Hoxhaj.

Megjithatë, ish-ministri i Jashtëm ka vlerësuar se kjo trashëgimi diplomatike është zbehur ndër vite.

“Kosova është më e izoluar se në çdo periudhë të pasluftës. Marrëdhëniet me aleatët tanë strategjikë janë dëmtuar, rruga drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare ka mbetur e bllokuar, ndërsa dialogu me Serbinë është shndërruar nga një proces për normalizim në një proces të përhershëm të menaxhimit të krizave”, ka theksuar ai.

Hoxhaj ka thënë se Opinioni i GJND-së nuk ishte fundi i procesit të shtetndërtimit të Kosovës, por baza mbi të cilën duhej të ndërtohej konsolidimi përfundimtar i shtetit.

Në fund, ai ka bërë thirrje për rikthimin e një partneriteti më të fuqishëm me aleatët perëndimorë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

“Fitoret diplomatike nuk ruhen vetvetiu. Ato kërkojnë punë, vizion dhe partneritet të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Vetëm kështu Kosova mund ta rikthejë momentumin e humbur, të fitojë njohje të reja dhe ta përmbyllë me sukses konsolidimin e saj ndërkombëtar”, ka deklaruar Hoxhaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 640)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 401)
  • Opinione (50)
  • Showbiz (168)
  • Shpallje (1)
  • Sport (379)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com