DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoxhaj: Pas vendimit në Hagë, caku i radhës mund të jetë vetë shteti i Kosovës

21 Shtator 2026
A A
Hoxhaj me plan konkret për rikthimin e njohjeve: Është prioritet i lartë
Share on Facebook

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se shteti i Kosovës mund të jetë caku i radhës nëse Gjykata e Apelit në Hagë konfirmon dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hoxhaj është pyetur nëse pavarësia e Kosovës mund të rrezikohet në rast se, pas ankesës në Apel, konfirmohen dënimet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Hoxhaj ka deklaruar se vendimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk duhet të shihen vetëm si vendime individuale, duke shprehur bindjen se pas kësaj faze, sipas tij, në shënjestër do të jetë vetë shteti i Kosovës.

“Nëse konfirmohet dënimi, jam i sigurt që faza e radhës, caku i radhës, ka me qenë shteti i Kosovës. Nëse dikush mendon që vendimi për Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin nga 25 vjet dhe për Kadri Veselin 18 vjet dhe Rexhep Selimin 13 vjet, janë vendime individuale dhe nuk janë vendime për shtetin e Kosovës dhe nuk është në radhë shteti i Kosovës pas kësaj faze, e ka gabim”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka deklaruar se, sipas tij, ajo që e cilëson si luftë speciale ndaj Kosovës do të vazhdojë, duke e lidhur këtë proces me hakmarrjen e Serbisë ndaj UÇK-së dhe brezit që luftoi për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Kjo luftë speciale ndaj Kosovës do të vazhdojë. Është në natyrën e shteteve që të hakmerren. Është hakmarrje e Serbisë ndaj UÇK-së. Është hakmarrje e Serbisë ndaj Hashim Thaçit për shpalljen e pavarësisë. Është hakmarrje ndaj një brezi i cili ka luftu që ky vend të jetë i lirë dhe i pavarur, është hakmarrje ndaj neve si brez…”, ka deklaruar Hoxhaj në Klan Kosova.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 327)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com