DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoxhaj: Themelimi i Gjykatës Speciale gabim fatal, jemi viktima të një kurthi gjeopolitik kundër Kosovës

20 Shtator 2026
A A
Hoxhaj: Le të jetë ky përvjetori i fundit i Pavarësisë së Kosovës pa liderët e lirisë, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi
Share on Facebook

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë një gabim fatal i klasës politike të Kosovës.

Në një intervistë në Hoxhaj ka folur për rrethanat që çuan në themelimin e Gjykatës Speciale, presionin ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe pritshmëritë që, sipas tij, nuk u përmbushën nga ky institucion.

Ai ka deklaruar se fillimisht ndërkombëtarët kishin argumentuar se raporti i Dick Martyt kishte krijuar një situatë të rëndë për Kosovën, ndërsa më pas kishte pasur presion për themelimin e Gjykatës Speciale, me paralajmërimin se në të kundërtën ajo do të themelohej nga OKB-ja.

“Fillimisht ka pas shpjegim nga ndërkombëtarët, pastaj presion për themelimin e Gjykatës Speciale. Shpjegimi ka qenë i natyrës që raporti i Dick Martyt ka prodhu re të zeza mbi Kosovën, këto re të zeza duhet të hiqen sepse janë në dëm të vendit. Pastaj, ka pas presion ndërkombëtar që nëse nuk e themeloni Gjykatën ju, e themelon OKB-ja. Kjo ka qenë temë serioze. Por, nuk do të ishte më keq sesa që është tani. Të paktën gjykatësi nuk kishte thënë ‘Në emër të popullit të Kosovës”, të paktën nuk ish themelu me vendimin e Kuvendit të Kosovës.”, tha Hoxhaj.

I pyetur nëse themelimi i Gjykatës Speciale kishte qenë gabim, Hoxhaj ka deklaruar se klasa politike duhet ta pranojë përgjegjësinë për vendimin e marrë në atë kohë.

“A ka qenë gabim themelimi i Gjykatës? Mendoj që ka qenë gabim fatal dhe kushdo që mendon që ka qenë ndryshe dhe sot bëjnë përpjekje që ta arsyetojnë. Nëse z. Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi, kanë shpjegim tjetër unë e kuptoj, por ne si klasë politike duhet të themi që ka qenë gabim themelimi i gjykatës.”, u shpreh ish-ministri i jashtëm.

Spar 300×250

Hoxhaj ka shpjeguar se në kohën e themelimit të Gjykatës Speciale kishte ekzistuar shpresa se një institucion i krijuar nga Kosova, me prokurorë dhe gjykatës perëndimorë, nuk do ta vendoste vendin në një situatë të pafavorshme gjeopolitike.

“Në atë kohë ne e kemi pas një shpresë që nëse themelohet nga Kosova një gjykatë e cila është e Kosovës, me prokurorë dhe gjykatës perëndimor nuk do të na bënte neve viktima të ndonjë dredhie apo kurthi gjeopolitik, por na po shihet tash që jem veçse viktima.”, tha Hoxhaj.

Në fund, Hoxhaj ka deklaruar se, procesi gjyqësor ka treguar se qëllimi i themelimit të Gjykatës Speciale nuk ka qenë ai që ishte paraqitur fillimisht.

“Tek kur ka filluar procesi gjyqësor ne e kemi pa që motivi kryesor për të cilin është kriju Gjykata nuk ka qenë fare raporti i Dick Matryt, por ka pas qëllim politik.”, u shpreh Enver Hoxhaj

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 329)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com