Hykmete Bajrami, deputete nga partia Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me premtimin e tij për autostradën e Gjilanit duke thënë se ‘ka ardhur koha që Kurti me dalë me një datë tjetër me e shpallë edhe një herë si lajm të madh e me i marrë edhe disa dhjetëra mijëra pëlqime nga militantët‘.
Nga premtimi i Kurtit kanë kaluar 3 vjet, 2 muaj e 29 ditë vëren Bajrami, ndërkaq 21 mijë veta e kanë pëlqy, 2,500 kanë komentu, ndërsa mbi gjysmë milioni e kanë parë këtë postim ndërkaq jemi në vitin 2026 e autostrada ende nuk ka përfunduar.
Bajrami theksoi se politikanët që nuk i mbajnë premtimet duhet të japin llogari para popullit e jo të marrin vota e duartrokitje. Ajo tutje ka theksuar se populli duhet të kërkojë llogari nga politikanët dhe kjo nuk është turp por vetëdije e lartë shoqërore pasi që bëhet fjalë për të ardhmën e brezave të rinjë.
