DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hykmete Bajrami kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 192 milionë euro deri më 1 shtator

12 Tetor 2026
A A
Bajrami publikon statistika të frikshme për energjinë: Humbjet janë rritur deri në 15 fish
Share on Facebook

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për realizimin e ulët të investimeve kapitale gjatë vitit 2026.
Përmes një postimi, Bajrami ka thënë se nga rreth një miliard euro të planifikuara për investime kapitale në buxhetin e këtij viti, niveli qendror ka shpenzuar vetëm 192 milionë euro deri më 1 shtator, duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Financave.

Ajo ka krahasuar këto shpenzime me ato për subvencione dhe transfere, për të cilat, sipas saj, janë shpenzuar 908 milionë euro nga 1.3 miliard euro të planifikuara.

Bajrami ka ngritur shqetësimin për mungesën e investimeve në projekte që, sipas saj, ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Qytetarët kanë nevojë për rrugë, shkolla, çerdhe, spitale e infrastrukturë, jo vetëm për miliarda të shkruara në letër”, ka shkruar ajo.

Deputetja e LDK-së ka theksuar se zhvillimi ekonomik dhe investimet publike janë të domosdoshme për të krijuar kushte për zhvillimin e bizneseve dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e politikave sociale.

Sipas saj, varfëria nuk luftohet vetëm përmes shpërndarjes së mjeteve financiare, por edhe përmes krijimit të mundësive ekonomike dhe vendeve të punës.

Në postimin e saj, Bajrami ka përmendur edhe realizimin e investimeve kapitale nga komunat, duke thënë se deri më 1 shtator ato kanë shpenzuar 137 milionë euro, ndonëse, sipas saj, marrin vetëm rreth 20 për qind të buxhetit të përgjithshëm.

Ajo ka vënë në pikëpyetje prioritetet buxhetore të Qeverisë, duke kërkuar më shumë investime që nxisin zhvillimin ekonomik afatgjatë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com