DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hykmete Bajrami: Nuk ka korrupsion më të madh se ai në energji, duhet të hetohet çdo gjë

26 Maj 2025
A A
Hykmete Bajrami bën postimin e parë pas zgjedhjeve, i reagon Kurtit: Pavarësisht rezultatit, do të vazhdoj të demaskoj propagandën
Share on Facebook

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se aktualisht në Kosovë, nuk ka korrupsion më të madh se ai në energji.

Bajrami ka bërë thirrje të hetohet çdo gjë nga Prokuroria.

“Duhet të hetohet KEK-u: Pse remontet bëhen dimrit? A është prodhuar më shumë verës e natën kur nuk kemi konsum dhe më pak ditën duke ndikuar në rritjen e importit? Të hetohen tenderët dhe ndikimi i realizimit të tyre në kapacitetet gjeneruese dhe rritjen e importit”?

Postimi:

Prokuroria e Kosovës duhet ta dijë se s’ka korrupsion më të madh sesa korrupsioni që po ndodhë me energji

Duhet të hetohet çdo gjë.

Duhet të hetohet KEK-u: Pse remontet bëhen dimrit? A është prodhuar më shumë verës e natën kur nuk kemi konsum dhe më pak ditën duke ndikuar në rritjen e importit? Të hetohen tenderët dhe ndikimi i realizimit të tyre në kapacitetet gjeneruese dhe rritjen e importit?

Duhet të hetohet Qeveria/Ministria e Ekonomisë dhe ndërhyrjet politike në KEK, ZRrE dhe KOSTT.

Duhet të hetohet KOSTT-i: Si është e mundur që çmimet në ALPEX janë më të shtrenjta sesa në HUPX gjatë tërë vitit 2024 dhe gjatë viti 2025? Si është lejuar të kalojë importi i energjisë me çmim transporti deri në 800 euro për MWh?

Duhet të hetohet ZRrE-ja, sepse kjo licencon KEK-un, KOSTT-in dhe të gjithë operatorët privatë.

Duhet të hetohet NOA si tregtari më i madh i energjisë dhe lidhjet e kësaj kompanie me Serbi e me këdo në Kosovë si dhe kompanitë dhe palët e tjera përfituese në krejt këtë situatë.

Kushdo që e zbardh këtë skemë do të hyjë në historinë e këtij shteti si patrioti më i madh i pasluftës. Përndryshe, nëse ky skandal i përmasave të Watergate heshtet dijeni të gjithë se do të shkatërrojë ekonominë e këtij vendi dhe do ta varfërojë çdo familje në Kosovë.

Mos harroni, në Kosovë janë mbi 700 mijë njehsorë/matës të energjisë – një euro më shumë në muaj për secilin, llogaritni sa kushton, por rritja prej 128% sa mendoni se është? E rritja deri në 260% për 1300 biznese – sa?

Krejt këto kanë çmimin e të ardhmës së këtij vendi – nuk guxojmë me u bë peng i këtyre përfituesëve, andaj na duhet reagim!

Një shtet dhe një shoqëri nuk mund të dorëzohen para veprës më të madhe korruptive që po ndodh në historinë e vendit tonë.

Falenderoj gazetarët që kanë shpërfaqë fakte shokuese dhe na i kanë hapë sytë me gisht siç thotë populli, për me pa se çka po ndodhë në sektor.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 723)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 364)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (189)
  • Sport (430)
  • TV (92)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com