DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hysri Selimi deklarohet lidhur me akuzën për spiunazh: Jam i pafajshëm në tërësi

23 Shtator 2025
A A
Hysri Selimi deklarohet lidhur me akuzën për spiunazh: Jam i pafajshëm në tërësi
Share on Facebook

Në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Hysri Selimi u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën për spiunazh.

“Jam i pafajshëm në tërësi”, tha Selimi.

Këtë deklarim, i akuzuari Selimi e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Bekim Kodraliu.

Kryetari i trupit gjykues Leon Përlaska njoftoi të akuzuarin dhe avokatin e tij Ali Beka se brenda 30 ditësh mund të kundërshtojnë provat dhe të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës.

Avokati Beka propozoi që të akuzuarit t’i ndërpritet masa e paraburgimit me arsyetimin se kanë pushuar rrethanat për të cilat është caktuar dhe vazhduar kjo masë. Fjalën e avokatit e përkrahi i akuzuari Selimi.

Ndërkaq, prokurori Kodraliu tha se gjatë zbatmit të masave të veçanta hetimore, është konfirmuar se i pandehuri në vazhdimësi ka udhëtuar në territorin e Serbisë. Po ashtu, përmendi edhe dënueshmërinë e veprës penale që i vihet në barrë të akuzuarit. Andaj, tha se konsideron që ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e kësaj mase, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kurse, gjyqtari Përlaska vendosi që të refuzohet propozimi i avokatit, pasi Gjykata vlerëson se edhe më tutje ekzistojnë kushtet mbi bazën e të cilave është caktuar dhe vazhduar paraburgimi. Gjithashtu, tha se sa i përket sigurisë dhe pranisë së të pandehurit, gjykata ka një aktvendim në fuqi dhe vlerësimin e vazhdimit të masës mund ta bëjë në çdo kohë varësisht nga ndryshimi eventual i rrethanave.

Ndryshe,Gjykata Themelore në Prishtinë më 7 prill 2025 kishte caktuar masën e paraburgimitnë kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Hysri Selimit, nën dyshimin për spiunazh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë të cilën e kishte siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhej se Hysri Selimi dyshohet se nga data e pacaktuar e deri në arrestimin e tij më 6 maj 2025, si i rekrutuar nga Agjencia e Intelegjencës dhe Sigurisë së Serbisë (që njihet si BIA), ka ndihmuar punën e këtij shërbimi në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informatave që kanë të bëjnë me personat e radikalizuar dhe numrin e pjesëmarrjes së tyre në luftën në Siri, si dhe për zyrtarë të lartë të partive politike, dhe informacione rreth institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Si shpërblim për këtë shërbim, Prokuroria thotë se zyrtarët e BIA-s në takimet në Serbi, e kanë paguar Selimin deri në 700 euro, si dhe i kanë dhënë telefona të mençur për të komunikuar me zyrtarët e BIA-s.

Përmes këtyre veprime, sipas Prokurorisë, Selimi ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.

Prandaj, për këto veprime, Hysri Selimi ngarkohet për veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com