DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur në Gjakovë

8 Prill 2026
A A
I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur në Gjakovë
Share on Facebook

Për një rast tejet të rëndë dhe tronditës ka raportuar Gazeta Sinjali, ku në fshatin Hereq të Gjakovës, një e mitur ka denoncuar babain e saj për sulm seksual.

Ngjarja është evidentuar më 1 prill 2026, pasi ankuesja është paraqitur në stacionin policor së bashku me vajzën e saj.

Viktima J.S., rreth 11-vjeçare është dëgjuar në prani të nënës dhe përfaqësueses së Qendrës për Punë Sociale, ku ka deklaruar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari M.S., rreth 50-vjeçar, babai i saj, gjatë kohës kur po qëndronte në shtëpinë e tij.

 

Ndaj të dyshuarit M. S., Gjykata Themelore në Gjakovë sot e ka caktuar masën e paraburgimit një muaj.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se me datën 1 prill 2026, i pandehuri dyshohet se ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme dhe pa pëlqimin e të miturës , vajzës së tij, duke përdorur përmbajtje të papërshtatshme dhe duke bërë kërkesa të papranueshme. Pas incidentit, e mitura ka njoftuar prindin tjetër dhe rasti është raportuar në polici.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe për mbrojtjen e privatësisë dhe dinjitetit të personave të përfshirë, veçanërisht të të miturës, detajet janë kufizuar. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçija, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Me këtë vendim, i pandehuri M. S., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit më 07 prill 2026 deri më 06 maj 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 687)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com