DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

I dyshuari që i rezistoi arrestimit në Suharekë u prangos pas disa orë negociatash

29 Prill 2025
A A
I dyshuari që i rezistoi arrestimit në Suharekë u prangos pas disa orë negociatash
Share on Facebook

Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e të dyshuarit që u arrestua dje në Suharekë, pas një aksioni dramatik ku Policia rrethoi shtëpinë e tij për disa orë.

Bëhet fjalë për Nazim Graishtën, 50-vjeçar, i cili për ditë të tëra kishte qenë në arrati pasi akuzohej për dhunë në familje dhe lëndim trupor ndaj bashkëshortes së tij.

Në momentin kur Policia kishte lokalizuar Graishtën në një objekt ndihmës pranë shtëpisë, ai mbante dy armë zjarri – një pushkë gjysmë automatike dhe një pistoletë – dhe refuzonte të dorëzohej, duke paraqitur rrezik për jetën e policëve dhe për të vetë.

Vetëm pas disa orësh negociata, i dyshuari pranoi të dorëzohej, ndërsa në vendin e ngjarjes u sekuestruan një arsenal armësh: një pushkë gjysmë automatike kalibër 7.62 mm, një pistoletë Zoraki M906T kalibër 7.65 mm, 24 fishekë 7.62 mm, 7 fishekë 7.65 mm dhe 9 gëzhoja.

Përveç akuzës për dhunë në familje dhe lëndim trupor, ndaj tij tashmë është iniciuar edhe vepra penale “Mbajtje në pronësi apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Graishta është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 737)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (331)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com