DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

I fshehën si “çaj” medikamentet e padeklaruara, Dogana i zbulon tek Dheu i Bardhë – vlera 6 mijë euro

31 Korrik 2026
A A
I fshehën si “çaj” medikamentet e padeklaruara, Dogana i zbulon tek Dheu i Bardhë – vlera 6 mijë euro
Share on Facebook

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen në territorin e Republikës së Kosovës të medikamenteve të padeklaruara me vlerë rreth 6 mijë euro, të cilat ishin fshehur në një autobus gjatë kontrolleve të rregullta në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë.

Sipas njoftimit të Doganës, rasti është zbuluar më 30 korrik 2026, kur gjatë një kontrolli rutinor, zyrtari doganor ka identifikuar një hapësirë të kamufluar në shkallët e autobusit.

Dogana bën të ditur se vlera e përafërt e mallit të zbuluar është rreth 6,000 euro.

Sipas autoriteteve doganore, para fillimit të kontrollit fizik, vozitësi i autobusit ishte intervistuar dhe ishte pyetur nëse posedonte mallra ose mjete monetare për deklarim, por kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të paraqitur pranë autoriteteve doganore.

“Para fillimit të kontrollit fizik, vozitësi i autobusit ishte intervistuar nga zyrtarët doganorë dhe ishte pyetur nëse posedonte mallra ose mjete monetare për deklarim. Ai kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të paraqitur pranë autoriteteve doganore”, thuhet në njoftim.

Dogana rikujton se mosdeklarimi i mallrave përbën kundërvajtje doganore, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, i cili obligon çdo person që hyn ose del nga territori doganor i Republikës së Kosovës me mallra t’i deklarojë ato sipas procedurave në fuqi.

Për shkak të natyrës së mallit dhe rrethanave të rastit, autobusi është dërguar në terminalin doganor për kontroll të mëtejshëm. Procedurat janë zhvilluar në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ndërsa pas përfundimit të ekzaminimit janë ndërmarrë veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës thekson se importi i medikamenteve i nënshtrohet kërkesave të veçanta ligjore dhe, varësisht nga lloji dhe sasia e tyre, mund të kërkojë autorizime dhe dokumentacion përkatës nga institucionet kompetente.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 660)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 901)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (398)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com