Një deklaratë e ish-ambasadorit Avni Arifi për diasporën ka bërë bujë dhe ka nxitur diskutime të shumta në opinion publik.
Arifi, sonte sqaroi domethënien e kësaj deklarate.
Ai tha se kjo nuk kishte të bënte me diasporën, por me individin.
“Mas pari aty u pa që nuk i kam thënë diasporës ju diaspora lani WC, por ti. Sepse mua më bëri përshtypje që askush nuk e pa që akuza që unë i kqyri interesat e mi kundër interesave të kombit nuk qenka akuzë, dhe a unë se çka i thashë atij se po i pastron WC-të e po vjen këtu e po na shet patriotizëm, po qenka”, deklaroi Arifi.
Para disa ditësh pati një debat të ashpër mes tij dhe analistit Zejnullah Jakupi i cili jeton dhe vepron në Gjermani.
Ish-diplomati iu drejtua Jakupit se edhe ai është shtetas holandez, por megjithatë ka vendosur të vinte dhe të jetonte në Kosovë.
“Kam thënë po vi te varri babës e nanës tem, jo me i pastru tualetin e gjermanit e me i shitë mend kosovarëve se qysh duhet me jetu”, i pati thënë Arifi live në emision.
