DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

I vazhdohet paraburgimi të dyshuarit për grisjen e Kuranit në Prizren

15 Maj 2025
A A
Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për të dyshuarin për shitblerje të narkotikëve
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të dyshuarit I.P., për grisjen e librit të shenjtë të fesë islame- Kuranit, më 3 mars 2025 në Prizren.

Kjo gjëu bëe ditur për“Betimi për Drejtësi”përmes përgjigjessë udhëheqëses sëZyrës për Informim dhe Komunikim me MediatëGjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Sipas Gashit, vendimi për vazhdimin e kësaj mase është marrë më 3 prill, transmeton Klankosova.tv.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit I.P., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 03.04.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit I.P., i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigje.

I pandehuri dyshohet se me veprimet e tij, ka nxitur urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare.

“Nga provat e siguruara nga Policia me autorizim të PSRK-së e të bashkangjitura kërkesës për caktim të masës së paraburgimit e të cilat prova gjenden në shkresa të kësaj lënde, gjykata vlerëson dhe konstaton se në rastin konkret plotësohen kushtet ligjore ngase ekziston dyshimi i bazuar se me datën 03.03.2025, rreth orës 12:10, në Prizren, në afërsi të teges Halveti, ka nxitur he përhapur publikisht urrejtje dhe mos durim midis grupeve fetare”,thuhej në vendimin e parë të Gjykatës, me të cilin i ishte caktuar paraburgimi prej 30 ditësh të dyshuarit.

I.P., thuhet se kishte grisur librin e shenjtë, teksa copëzat e grisura në rrugë i kishin vërejtur qytetarët.

“I njëjti e kishte marrë librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin të cilin e kishte grisur, ashtu që pasi qytetarët i kanë vërejtur copëzat e grisura në rrugë, rastin e kanë paraqitur në polici dhe me këtë rast është shkaktuar mllef i madh te komuniteti islam dhe është cenuar bashkëjetesa mes grupeve me ideologji të ndryshme fetare me çka edhe mund të prishej rendi dhe qetësia publike”, thuhej tutje në vendim.

Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141, par.l të Kodit Penal.

I dyshuari ishte ndaluar më 4 mars, me aktvendim të Prokurorisë Speciale.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 316)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com