DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në tubimin zgjedhor në Vushtrri

1 Qershor 2026
A A
“Ju vraft Zoti, ju vraft Allahu”, mallkimet e të miturës që jehuan në tubimin e Albin Kurtit
Share on Facebook

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përfaqësues Ehat Miftarajn- drejtor ekzekutiv i IKD-së, ka dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ankesë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me përdorimin e një fëmije nën moshën 15-vjeç në tubim zgjedhor në Vushtrri.

Në ankesë thuhet se IKD-ja konsideron që LVV-ja ka shkelur Rregulloren Zgjedhore Nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin e fushtaës së zgjedhjeve dhe deklarimin financiar, andaj ka kërkuar që t’i shqiptohet gjobë këtij subjekti politik.

Sipas ankesës, IKD të dielën e 31 majit 2026 ka pranuar informacione se gjatë një tubimi të LVV-së të mbajtur në po të njëjtën ditë me fillim rreth orës 18:00, rnë Vushtrri, në skenë është përdorur një fëmijë nën moshën 15-vjeç.

IKD thekson se në atë video, kryetari i LVV-së, njëherësh kandidati për kryeministër Albin Kurti, i ka dhënë hapësirë në skenë vajzës së mitur, e cila recitoi poezi me mesazhe politike, derisa e mitura kishte veshur bluzë me logo të LVV-së.

“IKD ka shikuar video të atij këtij tubimi, në të cilën shihet se kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti, i jep hapësirë në skenë një vajze, e cila reciton poezi me mesazhe politike, duke pasur të veshur një bluzë me logo të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje. Nga pamjet audiovizuale duket të jetë se vajza në fjalë e përfshirë në aktivitet është fëmijë dhe paraqitet si person nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeçare”, thuhet në ankesë.

Andaj, marrë parasysh këto, IKD konsideron se LVV-ja ka shkelur Rregulloren Zgjedhire për fushatën zgjedhore, specifikisht dispozitën që përcakton se asnjë subjekt politik nuk mund të angazhojë persona nën 15-vjeç në fushatë zgjedhore.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 579)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 271)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com