Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri ka reaguar pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.
Ai e ka cilësuar atë si një figurë madhore të mendimit shqiptar dhe një prej emrave më të rëndësishëm të kulturës sonë.
Shaqiri përdori fjalë të forta dhe metafora të spikatura për të përshkruar ndikimin e Qosjes ndër dekada, duke e quajtur atë “institucion” dhe një dritë udhërrëfyese për shqiptarët.
“U shua INSTITUCIONI I MENDIMIT SHQIPTAR, Volteri i Gadishullit Ilirik, Qiriri metonimik i Naim Frashëri, që për 7 dekada ndriti mendjet e bashkëkombësve të tij, çjerri maskat hegjemoniste, dhimbjesjellëse mbi një popull të pambrojtur me histori e kulturë të lashtë dhe shpërpushi zemrat e çlirimtarëve! Ishte dhe mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë! Lamtumirë, PROFESOR!”, shkroi Shaqiri.
Rexhep Qosja konsiderohej një nga mendimtarët, studiuesit dhe akademikët më të rëndësishëm shqiptarë, me një kontribut të gjerë në fushën e letërsisë, kritikës letrare dhe mendimit shoqëror.
Pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta, reagimet nga figura publike dhe personalitete të ndryshme po vijojnë, duke nderuar trashëgiminë e tij intelektuale.
