“Sulmi ndaj zëvendësministrit të Republikës së Kosovës, Hysni Mehani është akt qyqar dhe kriminal dhe si i tillë duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë”, ishte ky reagimi i kryetarit të Mitrovicës Faton Peci pas incidentit në Skenderaj.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Mërgimi Lushtaku.
Ai ka thënë:
“Kur flet për moral politik e drejtësi, Faton Peci tingëllon si tallje me qytetarët.
Njeriu që sot aktron prokurorin në Facebook, akuzohet për afera korruptive dhe grante për njerëz të afërt politikisht.
Para se të mbajë ligjërata për drejtësi, duhet të japë llogari për milionat e taksapaguesve dhe mënyrën si janë ndarë ato.
Dhe pyetja është e thjeshtë: kush po e pengon drejtësinë të veprojë ndaj aferave të Faton Peci? A janë Dejona Mihali e Donika Gërvalla?”.
