DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Inspektorati gjobit me 9 mijë euro tri kompani postare dhe dy persona që shisnin online pa biznes të regjistruar

13 Nëntor 2026
A A
Inspektorati gjobit me 9 mijë euro tri kompani postare dhe dy persona që shisnin online pa biznes të regjistruar
Share on Facebook

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar 70 inspektime në kuadër të aksionit për mbikëqyrjen e tregtisë online, duke shqiptuar gjoba ndaj tri kompanive postare dhe dy personave fizikë që ushtronin veprimtari tregtare pa biznes të regjistruar.

Sipas njoftimit të IQMT-së, tri kompanitë e shërbimeve postare janë gjobitur me gjithsej 9 mijë euro, pasi kishin refuzuar të ofronin të dhëna për bizneset apo personat fizikë nga të cilët kishin pranuar produktet që transportonin dhe shpërndanin te konsumatorët.

Ndërkohë, përmes monitorimit të rrjeteve sociale dhe platformave online të shitjes, inspektorët kanë identifikuar edhe dy persona fizikë që ushtronin veprimtari tregtare pa pasur biznes të regjistruar. Edhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba, ndërsa u është kërkuar që brenda afatit të përcaktuar të regjistrojnë bizneset e tyre.

IQMT ka bërë të ditur se si rezultat i aktiviteteve inspektuese, deri më tani janë formalizuar mbi 100 biznese, të cilat janë regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Në kuadër të mbikëqyrjes së tregut, inspektorati ka nisur edhe kontrollet ndaj ofertave dhe zbritjeve të promovuara nga bizneset me rastin e Black Friday.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet verifikimit nëse çmimet e reklamuara me zbritje përputhen me çmimet reale të produkteve dhe shërbimeve në momentin e blerjes.

Sipas IQMT-së, rastet kur çmimet e promovuara si të zbritura nuk përkojnë me çmimet reale përbëjnë praktikë të padrejtë tregtare dhe mashtruese, për të cilat do të ndërmerren masa dhe do të shqiptohen gjoba në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Inspektorati ka paralajmëruar se aksioni ndaj bizneseve që operojnë përmes platformave online do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, pasi inspektimet e këtij sektori tashmë janë pjesë e planit të rregullt të punës së institucionit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 791)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 633)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (504)
  • TV (127)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com