DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Inspektorati i Arsimit nga java e ardhshme fillon verifikimin nëse nxënësit janë pajisur me libra

6 Nëntor 2026
A A
Inspektorati i Arsimit nga java e ardhshme fillon verifikimin nëse nxënësit janë pajisur me libra
Share on Facebook

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të kujdesen për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e teksteve shkollore të subvencionuara për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, pasi ato duhet të dorëzohen sërish në shkolla në përfundim të vitit mësimor.

Përmes një njoftimi, MASH ka rikujtuar se, në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, si dhe deklaratës së nënshkruar nga prindërit për përfitimin e subvencionimit për vitin shkollor 2026-2027, nxënësit dhe prindërit kanë përgjegjësi për ruajtjen e librave në gjendje të përshtatshme për ripërdorim.

“Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASh Nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, dhe Deklaratën e prindit/kujdestarit ligjor përfitues të subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore për vitin 2026-2027, nxënësit dhe prindërit kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen, ruajtjen dhe kthimin e teksteve shkollore bazë në gjendje të përshtatshme për ripërdorim. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës, në përfundim të vitit mësimor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndërkohë, për të verifikuar nëse mjetet e ndara për subvencionimin janë shfrytëzuar për blerjen e teksteve shkollore, MASH ka bërë të ditur se Inspektorati i Arsimit do të nisë nga java e ardhshme vizitat në shkolla.

Gjatë këtyre vizitave do të kontrollohet nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore dhe nëse procesi mësimor po zhvillohet në mënyrë të rregullt.

Në fund, Ministria u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj librave të subvencionuar, në mënyrë që ato të ruhen dhe të mund të përdoren edhe nga gjeneratat e ardhshme të nxënësve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 292)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com