DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Inspektorati me aksion për Bajram, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën

19 Mars 2026
A A
Inspektorati me aksion për Bajram, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën
Share on Facebook

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se gjatë gjithë javës, përfshirë edhe ditën e sotme, ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, ky aksion po vazhdon edhe në prag të festës së Bajramit dhe ka për qëllim verifikimin e çmimeve, kontrollin e flamujve të origjinës së produkteve, si dhe saktësinë e deklaracioneve të vendosura për konsumatorët.

Nga ky institucion është bërë e ditur se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga praktikat e padrejta tregtare dhe nga çdo veprim që bie ndesh me legjislacionin në fuqi. Po ashtu, përmes këtyre kontrolleve synohet garantimi i transparencës në treg dhe krijimi i një mjedisi të drejtë dhe të besueshëm për qytetarët.

Inspektorati ka bërë të ditur se ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë që janë konstatuar se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Tutje, është theksuar se aktivitetet inspektuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim që të drejtat e konsumatorëve të respektohen plotësisht dhe tregu të funksionojë sipas rregullave dhe standardeve të përcaktuara.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 665)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 002)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (401)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com