DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

INTERPOL-i e kërkonte për vrasje, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dënuari me 11 vjet e 6 muaj burgim

11 Gusht 2026
A A
INTERPOL-i e kërkonte për vrasje, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dënuari me 11 vjet e 6 muaj burgim
Share on Facebook

Policia e Kosovës ka realizuar sot ekstradimin nga Shqipëria në Kosovë të një shtetasi kosovar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje”.

Ekstradimi është kryer në pikën kufitare në Vërmicë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas Policisë, personi ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar përmes INTERPOL-it nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

I njëjti ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje”, për të cilën është dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, i dënuari iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, për procedim të mëtejshëm ligjor dhe dërgim në qendrën korrektuese për vuajtjen e dënimit.

Policia e Kosovës ka vlerësuar se ekstradimi u mundësua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa ILECU ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare për lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 669)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 276)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (406)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com