DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

INTERPOL-i i kërkonte për drogë, dy dilerët ekstradohen mes Kosovës dhe Shqipërisë

14 Korrik 2026
A A
INTERPOL-i i kërkonte për drogë, dy dilerët ekstradohen mes Kosovës dhe Shqipërisë
Share on Facebook

Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin e dy personave të dyshuar për vepra penale që lidhen me narkotikët, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor me Shqipërinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë, ndërsa tjetri nga Kosova në Shqipëri. Të dy ishin të shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it me urdhër-arreste ndërkombëtare të lëshuara nga autoritetet e drejtësisë së dy vendeve.

Njëri prej tyre kërkohej për veprat penale “blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike”, si dhe kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare, ndërsa personi tjetër dyshohet për përfshirje në trafikim me narkotikë.

Pas ekstradimit, të dy janë dorëzuar te autoritetet kompetente për procedura të mëtejshme ligjore.

Po ashtu, gjatë së njëjtës ditë, në Prishtinë është arrestuar një shtetas turk, i cili kërkohej përmes INTERPOL-it nga autoritetet e Malit të Zi dhe Turqisë për disa vepra penale, përfshirë mashtrim, shmangie nga tatimi dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Me urdhër të prokurorit, i arrestuari është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa procedurat ligjore do të vazhdojnë më tej.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 623)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 033)
  • Opinione (49)
  • Showbiz (166)
  • Shpallje (1)
  • Sport (366)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com