DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ipeshkvi Gjergji uron Kurban Bajramin: Të ruhet bashkëjetesa dhe të ulen tensionet politike

27 Maj 2026
A A
Ipeshkvi Gjergji uron Kurban Bajramin: Të ruhet bashkëjetesa dhe të ulen tensionet politike
Share on Facebook

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, nga ora 09:00 ka nisur pranimin e urimeve me rastin e festës së Kurban Bajramit në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku po priten përfaqësues të institucioneve, bashkësive fetare dhe qytetarë.

Në mesin e uruesve të parë ishte ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili i përcolli urimet Myftiut Tërnava për Kurban Bajramin, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste si simbol i sakrificës, mirësisë dhe solidaritetit mes njerëzve.

Ipeshkvi i Kosovës tha se Kurban Bajrami është një moment i rëndësishëm për të forcuar respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën dhe vlerat e përbashkëta ndërfetare dhe ndërnjerëzore.

“Urimet e festën e Kurban Bajramit, gjithë besimtarëve myslimanë kudo që janë në Kosovë dhe në vendet e trojeve tona, jam këtu për të shprehur urimet tona, mirënjohjen, por edhe urimet tona, me ftyt nëpër nava, gjithë bashkësisë Islame. Kështu që të dëshmojmë edhe njëherë, si gjithmonë, respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën ndërvërtare, gëzimin ndërvëllazëror, bashkëndarjen e dhimbjes dhe gëzimit, edhe në këtë rast bashkëndarjen e ndjenjave të festës, sikur është Kurban Bajrami, sepse çdo festë është një lartësim i shpirtit të drejtë Zotit, krijuesit të gjithëpushtetshëm. Çdo festë është një vetëdije e njeriut për t’u nënshtruar përpara dashurisë, e cila buron nga qielli, dhe sigurisht, gjitha këto përcillen me sakrificë, me falje, me pajtim dhe me bashkëndarje të përveçgjithësive, për të ardhmen që e kemi. Kështu që, është një moment i mirë që së bashku, me Naimin, por edhe me të gjithë të tjerët, në këtë festë të lutemi edhe për vendin tonë, edhe për politikën tonë, që të qetësohet dhe të marrë përgjegjësi dhe mos të vazhdojmë në përplasjen kush ka për të pasur pushtet, po ku do ta çojmë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të jetës tonë. Faleminderit! Zoti e ruajt të gjithëve e paqja mbretëroftë mbi të gjithë ne”, tha ai.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 406)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com