DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Isa Mustafa: Gjashtë deputetët e LDK-së mbajtën qëndrim dinjitoz e të drejtë, s’u bënë pjesë e veprimeve që nënshtrojnë partinë

2 Shtator 2026
A A
Mustafa kritikon Përparim Ramën për rrugën te Xhamia e Llapit: Eksperimentuesit ikin në Londër, banorët mbeten të bllokuar
Share on Facebook

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se qëndrimi i gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos votuar Bekim Sejdiun ëpr President është qëndrim i drejtë, legjitim dhe dinjitoz.

Mustafa ka thënë se kjo nuk lidhet me një emër të përveçëm, por me parimin që LDK-ja mos të bëhet pjesë e marrëveshjeve jashtëkushtetuese.

“Qëndrimin e gjashtë deputetëve të LDK-së e konsideroj të drejtë, legjitim dhe dinjitoz. Këtë qëndrim nuk e shoh në relacion me një emër të veçantë për president, por me parimin që të mos bëhen pjesë e marrëveshjes dhe veprimeve jashtëkushtetuese. Veprimeve që e nënshtrojnë LDK-në dhe e bëjnë përgjegjëse për një proces i cili është në përgjegjësi të partisë e cila ka dalë e para në zgjedhje”, ka thënë Mustafa.

Tutje, Mustafa ka folur edhe për votimin e Presidentit, ku tha se kjo çështje iu takon edhe subjekteve të tjera politike, pos VV-së dhe LDK-së.

Ai ka shtuar se deputetë rnuk mund të detyrohen që të votojnë sipas qëndrimeve të forumeve të emëruara nga një individ.

“Prolongimi i konstituimit të Kuvendit përtej kohës së përcaktuar me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese s’mund të përdoret si alibi për gjetjen e një figure konsesuale për President. Konesusi, edhe pse nuk është kategori që e përcakton Kushtetuta do të vlente nëse është vlerë që përfaqëson jo vetëm VV-në e LDK-në por edhe PDK-në, AAK-në dhe deputetët e subjekteve josërbe. Së pari do duhej të ekzistojë pajtueshmëri brënda çdo subjekti politik dhe pastaj ndërmjet subjekteve. Por çdo pajtimi do duhej ti paraprijë konstituimi i Kuvendit. Ndërkaq në qoftë se mendon dikush t’i detyrojë deputetët të votojnë sipas qëndrimeve të forumeve të emëruara nga një individ atëherë bëhet fjalë për mungesë elementare të njohjes së Kushtetutës, të demokracisë së brendshme dhe frymës së Statutit të LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Të martën është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Janina Ymeri, theksuan se nuk e votojnë Bekim Sejdiun për President.

Bajrami dhe Ymeri theksuan se nuk duan t’ia zgjasin jetën pushtetit të Albin Kurtit, ndërsa kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku e konsideroi këtë zhvillim si “hap drejt shkuarjes në zgjedhje”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 704)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 284)
  • Opinione (54)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (416)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com