DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-ambasadori Bosch: Ritmi i ngadaltë i qeverisë po dëmton imazhin e Kosovës ndërkombëtarisht

31 Tetor 2025
A A
Ish-ambasadori Bosch: Ritmi i ngadaltë i qeverisë po dëmton imazhin e Kosovës ndërkombëtarisht
Share on Facebook

Ka ambasadorë që kanë përmbushur misionin e tyre në Kosovë dhe më pas kanë nisur kapituj të rinj në jetët e tyre.
Është Robert Bosch, ish-ambasadori holandez në Kosovë, që ende ndjek me endje çdo zhvillim të shtetit të Kosovës.

Bosch qëndron i përditësuar me ngjarjet në vend, e sidomos me këto të fundit, që u shoqëruan me zhvillime të shumta pas ngërçit politik. Ai madje mori pjesë edhe në protestën e shqiptarëve në Hagë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së.

Bosch vlerëson se Bashkimi Evropian nuk mund të shihet më si neutral karshi Kosovës.

“Reagimet e ndërkombëtarëve ishin të gabuara që në fillim. Fakti që Kosova nuk i përmbushi kërkesat e Asociacionit u bë pika kryesore, ndërsa faktet që Serbia ka shkelur pothuajse të gjitha marrëveshjet ishin qartësisht të parëndësishme. Fakti që veçanërisht moszbatimi i marrëveshjes së Ohrit nuk pati pasoja për Serbinë tregon se BE-ja nuk mund të shihet më si neutrale. Kënaqësia e Serbisë mbetet parësore” ka thënë Bosch.

I pyetur se si vlerësohet atmosfera politike në Kosovë nga ana e Ambasadave dhe përfaqësuesve të tyre, Bosch thotë: “Siç thash edhe në rastin e BE-së, mendoj se ambasadat e dinë më mirë, por me sa duket nuk dëgjohen. Por, meqenëse unë nuk jam më atje, këto janë vetëm spekulimet e mia”.

Bosch gjykon se Kosova ka bërë shumë përparime në rrugën e saj drejt BE-së. Por, sipas tij, vendi ka nevojë të bëjë më shumë progres politik.

“Për aq sa mund të gjykoj, Kosova ka bërë shumë përparim në aspektin gjyqësor, si zbatimi i ligjeve dhe rregullave. Por, politikisht jo.”

Ndonëse zgjedhjet u mbajtën në shkurt, vendi është akoma pa një qeveri.

Dështimin për të formuar kabinetin qeveritar dhe për të ecur përpara në zhvillim, Bosch e sheh si dëmtim i imazhit të Kosovës.

“Ritmi i ngadaltë i formimit të qeverisë ka dëmtuar gjithashtu imazhin e Kosovës, por të gjitha partitë politike duhet të fajësohen. Kur nuk ka një mazhorancë të dukshme, duhen bërë kompromise” u shpreh Bosch.

Një javë më parë, në Këshillin e Sigurisë të NATO-s, u diskutua për Kosovën.

Mes të tjerash, u fol edhe për nevojën e mbylljes së misionit të UNMIK-ut, pasi janë përmbushur të gjitha detyrat që e funksionalizuan këtë mision në Kosovë.

Kjo, për Bosch, ishte një përparim shtesë.

“Sigurisht që ishte shumë mirë për Kosovën, në këtë fushë përparimi shtesë është i dukshëm” përfundoi ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 602)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 635)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com