DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-ambasadori Prenkaj: Partitë ta dërgojnë vendimin e Osmanit në Kushtetuese për mandatimin e Konjufcës

6 Nëntor 2025
A A
Presidentes Osmani i kërkohet ndërmjetësim për buxhetin 2026 dhe Marrëveshjet e Planit të Rritjes
Share on Facebook

Ish-ambasadori Albert Prenkaj ka kritikuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për ta mandatuar Glauk Konjufcën si mandatar për formimin e Qeverisë, duke thënë se sipas tij kjo përbën një shkelje kushtetuese.

“Unë habitem se si partitë politike të tjera nuk kanë mbledhur material apo ndoshta do ta mbledhin për ta dërguar presidenten në Gjykatë Kushtetuese, sepse aktgjykimi i vitit 2014 e qartëson që duhet shumica e mjaftueshme e një partie apo koalicioni që ka shumicën në Kuvend për të formuar qeverinë. Në këtë rast, VV nuk e ka shumicën e mjaftueshme për ta formuar qeverinë,” ka thënë Prenkaj.

Ai ka shtuar se sipas tij, procesi i mandatimit të Konjufcës është thjesht “blerje kohe” nga VV për t’i afruar zgjedhjet e përgjithshme sa më pranë vitit të ri.

Prenkaj ka theksuar se edhe nëse presidentja shpreh bindjen se Konjufca ka gjasa për të formuar qeverinë e re, “është më se e qartë që ai nuk do të mund të krijojë shumicën e nevojshme”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 718)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 698)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Shpallje (1)
  • Sport (422)
  • TV (90)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com