DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-avokatja e Selimit: Mbi 130 deklarata u pranuan me shkrim, dëshmitarët nuk u dëgjuan në sallë

17 Shtator 2026
A A
Ish-avokatja e Selimit: Mbi 130 deklarata u pranuan me shkrim, dëshmitarët nuk u dëgjuan në sallë
Share on Facebook

Rudina Jasini, ish-avokate e Rexhep Selimit në Hagë, ka ndarë detaje nga procesi gjyqësor ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ngritur pretendime lidhur me mënyrën e administrimit të provave dhe zhvillimit të gjykimit.

Jasini tha se mbrojtja është përballur me një proces të vështirë dhe kritikoi mënyrën se si, sipas saj, janë zhvilluar disa pjesë të procesit.

Ajo pretendoi se në disa raste gjyqtarët kanë bërë pyetje përtej atyre të ngritura nga prokuroria.

“Si mundet që gjyqtarët të bënin pyetje që kapërcenin pyetjet e prokurorisë, në kërkim të asaj që është e vërtetë? Gjyqtari gjerman nuk ka qenë as gjyqtar në Gjermani, por ish-prokuror. Është absurde të bësh pyetje përtej asaj që kërkon prokuroria”, deklaroi Jasini.

Ajo foli edhe për provat e dorëzuara në proces, duke thënë se një pjesë e dokumenteve i është dhënë gjykatës nga Serbia.

“Një pjesë e dokumenteve i janë dhënë kësaj gjykate nga Serbia. Jemi përballur me një ushtri juristësh të prokurorisë, e cila që në fillim ka pasur një predispozitë të caktuar se si e ka trajtuar akuzën”, u shpreh ajo.

Sipas Jasinit, mënyra e paraqitjes së çështjeve nga prokuroria ka krijuar konfuzion duke lidhur dëshmitarë me ngjarje të ndryshme të viteve 1998 dhe 1999.

Një tjetër pretendim i saj lidhet me administrimin e dëshmive. Jasini tha se mbi 130 deklarata të dëshmitarëve janë pranuar me shkrim, pa u dëgjuar drejtpërdrejt në sallën e gjyqit.

“Mbi 130 dëshmitarë janë pranuar vetëm mbi bazën e deklaratave me shkrim, pra pa iu testuar në sallën e gjyqit dëshmia që jepnin”, tha ajo.

Të dhënat e raportuara për procesin tregojnë se në gjykimin që zgjati më shumë se tre vjet dëshmuan mbi 130 persona, ndërsa në dosje u pranuan edhe rreth 160 deklarata të tjera me shkrim.

Pretendimet e Jasinit lidhen me mënyrën e administrimit dhe vlerësimit të provave gjatë procesit gjyqësor në Hagë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com