DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-diplomati austriak me mesazh për Kosovën: Duhet të jeni ofrues sigurie, faktor stabilizues

25 Qershor 2026
A A
Ish-diplomati austriak me mesazh për Kosovën: Duhet të jeni ofrues sigurie, faktor stabilizues
Share on Facebook

Ish-diplomati i lartë austriak, Wolfgang Petritsch, ka vlerësuar se mundësia e tërheqjes së një pjese të trupave të NATO-s nga Kosova lidhet me presionin që aleanca, sipas tij, po përballet nga Uashingtoni.

Sipas Petritsch, SHBA-ja ka bërë të ditur publikisht synimin për reduktimin e pranisë ushtarake në Evropë, gjë që, siç thotë ai, mund të ketë ndikim edhe në Kosovë.

“NATO është nën presion të madh nga Uashingtoni. Uashingtoni tashmë ka njoftuar publikisht se SHBA do të tërheqë trupat e saj nga Evropa. Dhe kjo, qartë, ndikon edhe në Kosovë”, ka deklaruar ai në RTK.

Ai ka theksuar se Kosova duhet të avancojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe të përgatitet për të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj, përmes forcimit gradual të kapaciteteve mbrojtëse.

“Do t’ju duhet të merrni vetë përgjegjësinë për sigurinë tuaj. Do t’ju duhet të bëheni një ofrues sigurie për Kosovën dhe për rajonin. Duhet të bëheni një faktor stabilizues”, ka shtuar Petritsch.

Ai ka kritikuar gjithashtu rolin aktual të Kosovës në raport me stabilitetin rajonal, duke theksuar se vendi duhet të shndërrohet në një partner më konstruktiv në Evropë.

“Na duhet që Kosova të bëhet një partner konstruktiv në Evropë”, ka përfunduar ish-diplomati austriak.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 461)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (499)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com