Ish-senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, Ben Sasse, ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer pankreatik në fazën e katërt, një sëmundje që ai e përshkruan si fatale.
Lajmi u bë publik të martën përmes një postimi në rrjetin social X, ku Sasse theksoi se kanceri në këtë fazë konsiderohet një “dënim me vdekje”. Megjithatë, ai shprehu se po e përballon situatën me realizëm dhe vendosmëri, duke theksuar: “Nuk do të dorëzohem pa luftë.”
Sasse, i cili përfaqësoi Nebraska-n në Senatin amerikan nga viti 2015 deri në vitin 2023, ka pasur një karrierë të rëndësishme politike.
Pas largimit nga Senati, ai u emërua president i Universitetit të Floridës, por dha dorëheqjen vitin e kaluar për t’u përqendruar në kujdesin ndaj familjes, pas diagnostikimit të bashkëshortes së tij me epilepsi.
