DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-udhëheqësi i bordit të TRUST-it jep detaje për rënien e vlerës së aksioneve në TRUST

5 Maj 2025
A A
Për katër muaj, Trust pëson rënie drastike të miliona eurove
Share on Facebook

Ymer Havolli, ish-kryetar i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka sqaruar situatën lidhur me rëniet e fundit të aseteve të Trustit, duke theksuar se nuk mund të flitet për humbje reale.

Ai shtoi se ekonomia e tregut nuk njeh humbje të përgjithshme, por cikle humbjesh dhe ringritjesh të përsëritshme.

Sipas tij, edhe rëniet e fundit tashmë kanë filluar të rikuperohen, duke kaluar nga një rënie prej -9% në -3%.

Ai theksoi gjithashtu se aset menaxherët që mbajnë mjetet kanë ndjeshmëri të lartë ndaj tyre dhe veprojnë me prerje të humbjes kur është e nevojshme. Por, sipas tij, nëse Trusti i mban aksionet, rënia ciklike e mjeteve trajtohet si e përkohshme dhe zakonisht rikuperohet brenda pak ditësh.

“Nuk mund të klasifikojmë si humbje. Shkak se investimet që bëhen në tregjet financiare, asetet e TRUST-it bëhen për një afat gjatë kohore. Rënie ciklike të këtyre mjeteve që mundet me qenë në 3, 6, 9 apo 1 vit. Asetet apo aksionet të cilat i ka Trust të investuara në aset menaxher të jashtëm, si asete ekzistojnë. Nga lëvizjet që lindin, pastaj, ekonomia e tregut nuk njeh humbje të përgjithshme, por njeh cikle të humbjeve dhe ringritje të përsëritshme. Rëniet e fundit, janë rikuperu nuk janë 100 milionë, prej disa ditëve ka rënë-9 , në -3. Tregjet financiare e çuditshme, bien për një deklaratë sikurse deklarata e Trump për vendosjen e sanksioneve ndaj Kinës. I kundërpërgjigjen, me tarifa të tyre. Vendosja e tarifave reciproke, e bën një përshpejtim të rënies së aseteve brenda SHBA-ve. Aset menaxherët që i posedojnë mjetet, kanë ndjeshmëri ndaj mjeteve. Ajo ndjeshmëri, prerje e humbjes. Nëse i kemi aksionet, ne i ruajm dhe kjo rënie ciklike e mjeteve, shkon duke u ngritur. Trajtohet si rënie e përkohshme. Rikuperohet brenda pak ditësh.”, deklaroi Havolli.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 122)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com