DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ish-ushtar i UÇK-së, arrestoi Kurtin vite më parë: Kush është Fatmir Balaj, që drejtoi policinë në protestë?

6 Tetor 2026
A A
Ish-ushtar i UÇK-së, arrestoi Kurtin vite më parë: Kush është Fatmir Balaj, që drejtoi policinë në protestë?
Share on Facebook

Fatmir Balaj është një zyrtar me përvojë të gjatë në Policinë e Kosovës, i cili të hënën mbrëma ishte në mesin e drejtuesve policorë të angazhuar në menaxhimin e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Balaj aktualisht mban pozitën e komandantit të Stacionit Policor “Qendra” në Prishtinë, detyrë në të cilën ishte emëruar në vitin 2024. Më herët, ai ka shërbyer edhe si kapiten në Njësinë Speciale Operative të Policisë së Kosovës.

Emri i tij lidhet me Policinë e Kosovës prej më shumë se dy dekadash. Në vitin 2005, Balaj ishte pjesë e Policisë në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje organizonte protesta kundër UNMIK-ut. Në protestën e 19 tetorit të atij viti, me moton “Jo negociata, Vetëvendosje”, ishte arrestuar edhe Albin Kurti, atëherë aktivist politik, së bashku me mbi 30 aktivistë të tjerë.

Rreth 21 vjet më vonë, Balaj u gjend sërish në detyrë gjatë një proteste në qendër të Prishtinës. Këtë herë protestuesit kërkonin ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Gjatë tensionimit të situatës të hënën mbrëma, Balaj u pa duke komunikuar me protestuesit, pjesëtarët e Policisë dhe deputetët. Ai komunikoi edhe me deputetin e PDK-së, Rrahman Rama, ndërsa më pas kordoni policor u tërhoq nga një pjesë e sheshit për t’i hapur hapësirë vazhdimit të tubimit. Balaj u dëgjua gjithashtu duke kërkuar që në mesin e protestuesve të mos kishte persona të maskuar.

Para se t’i bashkohej Policisë së Kosovës, Balaj kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për punën e tij në institucionet e sigurisë, Balaj është dekoruar edhe nga Presidenca e Kosovës. Më 17 shkurt 2023, presidentja Vjosa Osmani e dekoroi me Medalje Presidenciale për kontributin në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe për angazhimin kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive që cenojnë sigurinë e vendit.

Kështu, nga pjesëmarrja në UÇK e deri te shërbimi shumëvjeçar në Policinë e Kosovës, Balaj ka kaluar nëpër disa prej periudhave dhe zhvillimeve të rëndësishme të sigurisë në vend, ndërsa së fundmi emri i tij u rikthye në vëmendjen publike pas protestës për Ligjin për Dhomat e Specializuara.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com