Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për çështjen e Presidentit, ka thënë se Albin Kurti ka dashur President që e kontrollon ose mos të ketë president fare.
Sipas tij, Kurti e donte një president që nuk ka mendim për politike të jashtme apo të brendshme.
“Albin Kurti nuk ka dashur asnjë lloj konkurrence në presidencë, ose duhet të jetë i kontrolluar nga Kurti ose president nuk ka. Ose president që nuk e rivalizon që nuk ka mendim të vetin mbi politikën e jashtëm e të brendshme”, ka thënë ai.
