Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore në Aeroportin e Prishtinës.
Në raportin ditor të së hënës, PK’ja njofton se i njëjti ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim, ku edhe kishte ndërruar jetë.
“ANP. Adem Jashari / 14.06.2026 – 17:13. Lidhur me rastin, viktimës mashkull kosovar pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore i njëjti është dërguar në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent”, thuhet në raport.
Trupi është dërguar për obduksion në Institutin Mjeko-Ligjor, sipas policisë.
