Izraeli dhe Irani kanë zgjeruar sulmet e tyre kundër njëri-tjetrit ndërsa konflikti midis dy kombeve hyn në ditën e katërt.
Sulmet me raketa iraniane në territorin izraelit kanë vrarë 24 persona që nga e premtja dhe fillimi i sulmit ndaj republikës islamike, sipas një vlerësimi të ri të dhënë të hënën nga zyra e kryeministrit izraelit.
Që nga mesnata, numri i të vdekurve është rritur me 11, sipas të dhënave zyrtare: katër në Petakh-Tiqva (pranë Tel-Avivit), tre në Haifa (veri), një në Bnei-Brak (periferi e Tel-Avivit), dy të vdekur të nxjerrë nga rrënojat e një sulmi një ditë më parë në Bat Yam dhe një tjetër i vdekur në një vend të paspecifikuar në këtë pikë.
Izraeli dhe Irani kanë zgjeruar sulmet e tyre kundër njëri-tjetrit ndërsa konflikti midis dy kombeve hyn në ditën e katërt, në një luftë që ka vrarë dhe plagosur qindra njerëz.
Sulmet izraelite në Iran kanë vrarë 224 persona deri më tani, me 90 për qind të viktimave të raportuara të jenë civilë, tha një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë iraniane.
Shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Kazemi, dhe zëvendësi i tij u vranë në sulmet e Izraelit ndaj Teheranit të dielën, tha agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim.
Në një intervistë të mëparshme të dielën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha prezantuesit të Fox News, Bret Baier: “Mund t’ju them se kapëm shefin e tyre të inteligjencës dhe zëvendësin e tij në Teheran”.
