DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ja se ç’vendime u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës në detyrë

29 Maj 2025
A A
Bajrami për deklaratën e Kurtit : E turpshme të krahasohet protesta e bizneseve me barrikadat e Listës Serbe
Share on Facebook

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në të cilën ka:

Aprovuar Planin e rishikuar të Veprimit 2025-2026 për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026. Përmes këtij plani të veprimit synohet të rritet autonomia lokale dhe të ofrohen shërbime me kosto efektive nëpër komuna.

Emëruar znj. Fikrije Zymberi në pozitën e Drejtores Ekzekutive në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur;

Emëruar znj. Besa Bytyqi – Baraliu në pozitën e Drejtores së Përgjithshme të Inspektoratit të Arsimit;

Emëruar znj. Sebahate Bushrani Ibraimi në pozitën e Drejtores Ekzekutive në Agjencinë e Meteorologjisë së Kosovës;

Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në Pozitën e lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Qendrore të Prokurimit;

Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në Pozitën e lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Thesarin e Kosovës;

Ndarë 20,721 euro me qëllim mbulimin e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Qendrën Rajonale të Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI);

Emëruar Komisionin e Ankesave për Shtetësi. Ky komision do të funksionojë si organ i pavarur administrativ për shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve për shtetësinë, duke siguruar një proces të drejtë dhe transparent. Qëllimi është forcimi i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe përmirësimi i procedurave administrative në këtë fushë;

Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit Mbyllja e Deponisë aktuale dhe realizimin e Deponisë Sanitare të Re në Pejë, Zona Kadastrale Lutogllavë, Komuna e Pejës;

Emëruar z. Labinot Zeqiri në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë;

Plotësuar dhe ndryshuar Tabelat nga paragrafi 2. i nenit 10 të Ligjit Nr.02/L-128 për Barnat Narkotike, Substancat Psikotrope dhe Prekursorë, duke u bazuar në mekanizmat për ndërrim dhe plotësim të përcaktuar me Konventat Ndërkombëtare për kontrollin e Narkotikëve;

Rialokuar 4.5 milionë euro në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nga projekti kapital “Bashkëfinancimi me donatorët për skemën e granteve bazuar në performancën komunale” në 25 projekte kapitale në përputhje me 25 marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i MAPL-së dhe Kryetarët e Komunave dhe donatorët;

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 335)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com