DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Jam pa fjalë, jam pa tekst” – Dardan Sejdiu i befasuar nga rikthimi i Ligjit të Speciales, ngre dyshime për PDK-në

22 Tetor 2026
A A
“Jam pa fjalë, jam pa tekst” – Dardan Sejdiu i befasuar nga rikthimi i Ligjit të Speciales, ngre dyshime për PDK-në
Share on Facebook

Analisti politik Dardan Sejdiu, në emisionin “Forum” në DTV Media, ka komentuar rikthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës nga presidentja për rishqyrtim, duke e cilësuar këtë zhvillim si befasues.

Sejdiu tha se nuk e kishte pritur që procesi të kthehej në pikën zero, ndërsa paralajmëroi se votimi i ardhshëm i ligjit mund të shndërrohet në një betejë politike me pasoja serioze.

Sipas tij, ekziston rreziku që pas diskutimeve për nenet dhe formulimet ligjore të fshihen probleme më të thella politike.

“Për mua, ligji shkruhet pasi të dakordohesh për qëllimin që e ke. Ligji u shkrua nga ata që e kanë zanat këtë punë”, u shpreh Sejdiu, duke vënë në pikëpyetje arsyet që çuan në rikthimin e tij në Kuvend.

Ai tha se do të ishte e vështirë për t’u analizuar situata nëse ky mekanizëm është aktivizuar jo për shkak të një marrëveshjeje politike brenda PDK-së, por si rezultat i mllefit të krijuar brenda 24 orëve mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nëse ka ndodhur kjo për shkak të një mllefi mes PDK-së dhe LVV-së, që është krijuar brenda 24 orëve, dhe për këtë arsye është futur ky mekanizëm në lojë, atëherë jam pa fjalë, jam pa tekst. Nuk ka mundësi të analizohet kjo”, deklaroi ai.

Sejdiu ngriti gjithashtu pikëpyetje për qëndrimet brenda PDK-së, duke iu referuar deklarimeve të deputetit Përparim Gruda lidhur me ligjin.

Sipas tij, nëse Gruda shprehet në atë mënyrë dhe nëse PDK-ja ka kërkuar rikthimin e ligjit në Kuvend, atëherë kjo mund të nënkuptojë se brenda partisë, pavarësisht përshtypjes për një qëndrim të përbashkët gjatë asaj nate, mund të kenë ekzistuar dallime.

Rikthimi i ligjit në Kuvend pritet të hapë diskutime të reja politike dhe të vërë në sprovë qëndrimet e partive parlamentare për këtë çështje të ndjeshme.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 171)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com