DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Jashari e PDK’së: Veprimet e deritanishme të Kurtit,më shumë çojnë në zgjedhje se në zgjidhje

19 Prill 2026
A A
Jashari e PDK’së: Veprimet e deritanishme të Kurtit,më shumë çojnë në zgjedhje se në zgjidhje
Share on Facebook

Pavarësisht veprimeve që mund të bëhen ditët në vazhdim, Partia Demokratike e Kosovës i ka vlerësuar të pakta përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjidhjen e çështjes së presidentit të vendit.

Nga kjo parti opozitare kanë thënë se deri më tash nuk kanë parë veprime serioze nga kryeministri Albin Kurti, për t’i dhënë epilog këtij procesi.

Në një prononcim për Klankosova.tv, deputetja e PDK-së, Sala Jashari ka thënë se nga mungesa e kësaj përpjekjeje nga partia në pushtet, vendi rrezikon që sërish të shkojë në zgjedhje të reja.

“Jemi vetëm pak ditë larg nga data e 28 prillit, që është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit. Personalisht, do ta konsideroja si një rrugë drejt zgjidhjes nëse do të shihja përpjekje të vazhdueshme dhe reale nga kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje për të ndërtuar një konsensus. Ajo që kemi parë deri tani, fatkeqësisht, janë veprime që më shumë e çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja sesa drejt një marrëveshjeje.”, ka thënë ajo.

Jashari ka kritikuar mungesën e ditëve të fundit në Kurtit, i cili ka zhvilluar disa vizita jashtë vendit, përfshirë atë në Londër dhe në Spanjë.

“Në vazhdën e kësaj, pesha e të qenit kryeministër bart përgjegjësinë më të madhe për stabilitetin institucional të vendit. Në një moment kaq vendimtar, konsideroj që prania dhe angazhimi direkt në Kosovë janë të domosdoshme. Për të mirën e vendit, do të ishte e arsyeshme që kryeministri të ishte këtu dhe të udhëhiqte procesin për të gjetur një zgjidhje për presidentin”, ka shtuar Jashari.

Ndryshe, Kosova ka hyrë në 10 ditëshin e fundit të afatit kushtetues për zgjidhjen e presidentit të ri.

Deri më tani, partitë politike duken larg me qëndrime sa i përket arritjes së një marrëveshjeje politike për këtë proces.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 319)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com