DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Jeton Zogjani pas verdiktit në Hagë: “Ditë e zezë për Kosovën, duhet maturi dhe unitet”

16 Shtator 2026
A A
Jeton Zogjani pas verdiktit në Hagë: “Ditë e zezë për Kosovën, duhet maturi dhe unitet”
Share on Facebook

Analisti politik Jeton Zogjani, duke folur në DTV Media pas vendimit të sotëm në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, e ka cilësuar këtë si një “ditë të zezë për Kosovën”, duke bërë thirrje për qetësi, maturi dhe respektim të rendit dhe ligjeve të Kosovës.

Zogjani tha se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm në reagimet e tyre, pasi, sipas tij, veprimet e pamatura mund ta rëndojnë edhe më tej situatën.

“Ata sot janë dënuar atje për shkakun se ne sot jemi të lirë”, tha Zogjani, duke theksuar se reagimet e qytetarëve duhet të jenë të përgjegjshme.

Ai vlerësoi se çështja tashmë është përtej politikës dhe përtej çdo grupimi politik, duke kërkuar që në këtë moment të ketë unitet institucional e shoqëror.

Zogjani bëri thirrje që liderët politikë, duke përfshirë Albin Kurtin, Ramush Haradinajn, Ardian Gjinin, Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun, të dalin me një qëndrim të përbashkët dhe të bëjnë thirrje për unitet.

Sipas tij, vendimi i sotëm nuk duhet të shndërrohet në përçarje politike apo shoqërore.

“Duhet të kemi kujdes, sepse kjo është përtej politikës, përtej një grupimi politik. Hapat e mëtejshëm duhet t’i bëjmë me kujdes dhe të thërrasim në unitet secilin lider”, u shpreh ai.

Në fund, Zogjani rikujtoi se procesi gjyqësor nuk përfundon me vendimin e shkallës së parë, pasi mbeten edhe shkallët e tjera të procesit gjyqësor, përfshirë Apelin.

Ai tha se vazhdon të besojë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së dhe se shpreson që procesi të vijojë në shkallët e tjera të drejtësisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com