DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ju z.Kurti, nuk do të jeni pjesë e qeverisë”: Muharremi tregon si do të duhej t’ia kthente LDK-ja letrën VV-së

5 Maj 2025
A A
Muharremi: 48 mandate dhe shtatë të pakicave joserbe, i pamundësojnë VV-së formimin e Qeverisë
Share on Facebook

Analisti Shenoll Muharremi ka publikuar një letër në rrjete sociale, për të cilën thotë se LDK-ja në atë qasje, do të duhej t’ia kthente VV-së.

Sipas Muharremit, LDK-ja duhet ta marrë formimin e qeverisë, dhe postin e kryeministrit.

Sipas tij, në atë letër do të theksohej se Kurti nuk mund të jetë pjesë e qeverisë në asnjë post.

Postimi:

Kështu ja kisha kthy letrën me qenë si kryesia e LDKsë:

Lidhja Demokratike e Kosovës

05/05/2025

Prishtinë

I nderuar deputet Kurti,

Ju faleminderit për letrën tuaj dhe për gatishmërinë që shprehni për të diskutuar një marrëveshje të mundshme politike ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, në funksion të konstituimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit.

Siç e dini mirë, zgjedhjet që sapo i lamë pas ishin një dështim për ju dhe subjektin tuaj. Ju kërkuat 500 mijë vota, por nuk i keni fituar, keni humbur. Ajo që e quajtët “referendum” u përmbyll pa sukses. Qasja e juaj “o krejt, o asgjë” është ndëshkuar nga qytetarët, të cilët kanë vendosur për një ndryshim të qartë drejt maturisë politike, shtetndërtimit dhe stabilitetit institucional.

Sot nuk keni as votat dhe as mandatet e nevojshme për të udhëhequr vendin. Si në çdo herë tjetër kur mbeteni pa rrugëdalje, po kërkoni ndihmën e partisë më të madhe institucionale në vend, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

A ju kujtohet gjuha polarizuese gjatë fushatës? A ju kujtohet si u sollët më 9 shkurt, kur pas humbjes fyerët të gjithë të tjerët duke i quajtur “hajvana”? Ky nuk është një sjellje që reflekton as përgjegjësi, as vetëdije për rolin e liderit në demokraci.

Megjithatë, për hir të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe jo për shkak të jush, e pranoj letrën tuaj dhe jam i gatshëm të shqyrtoj propozimin për bashkëqeverisje, nën këto kushte të panegociueshme:

a. Qeveria e ardhshme duhet të udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo nuk është objekt negocimi.

b. Ju, z. Kurti, nuk duhet të jeni pjesë e qeverisë së ardhshme në asnjë kapacitet.

c. Lëvizja Vetëvendosje mund të udhëheqë vetëm një ministri ku është dëshmuar sukses relativ gjatë mandatit të kaluar. Për shumicën absolute të dikastereve, ka pasur dështim të theksuar.

d. Programi qeverisës i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë themeli i mandatit të ri. Ai është një program për zhvillim ekonomik, përkushtim ndaj demokracisë, respekt ndaj sektorit privat dhe forcim të institucioneve. Nuk do të ketë vend për qasje anti-biznes, retorikë përjashtuese apo eksperimente me shtetin.

Nëse jeni i gatshëm ta pranoni këtë realitet të ri politik dhe institucional, pres përgjigjen tuaj jo më larg se nesër, më 6 maj, në orën 14:00.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 122)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com