DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kadetët e FSK-së shpërblehen me medalje të artë në Itali

7 Prill 2025
A A
Kadetët e FSK-së shpërblehen me medalje të artë në Itali
Share on Facebook

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Ata janë shpërblyer me medaljen e artë nga Instituti Ndërkombëtar i Ligjit Humanitar (IIHL) në Sanremo të Italisë.

Në një njoftim zyrtar, FSK-ja bën të ditur se ky institut është një organizatë e pavarur që promovon ligjin ndërkombëtar humanitar, të drejtat e njeriut dhe ligjin e refugjatëve, përmes kurseve dhe konferencave të dedikuara për profesionistë ushtarakë, diplomatë dhe juristë.

“IIHL organizon çdo vit një garë mbi Ligjin e Konfliktit të Armatosur (LOAC) për akademitë ushtarake nga e gjithë bota, ku kadetët mësojnë dhe zbatojnë ligjin në skenarë të simuluar ushtarakë. Gara përbëhet nga një fazë praktike, ku ekipet shumëkombëshe këshillojnë mbi çështje ligjore bazuar në situata të supozuara. Ky aktivitet, përveçse një garë, është edhe një ushtrim që përgatit udhëheqësit ushtarakë të ardhshëm për operacione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërgjegjësimin për çështjet humanitare”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas FSK-së, pjesëmarrja në këtë garë realizohet me ekipe të përbëra nga tre kadetë dhe një lider ekipi.

Postimi i plotë:

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në garën ndërkombëtare të Ligjit të Konfliktit të Armatosur (LOAC), ku morën pjesë akademi ushtarake nga vende të ndryshme të botës, duke triumfuar me medalje të artë, e cila u nda nga Instituti Ndërkombëtar i Ligjit Humanitar (IIHL) në Sanremo të Italisë.

Instituti Ndërkombëtar i Ligjit Humanitar (IIHL) është një organizatë e pavarur që promovon ligjin ndërkombëtar humanitar, të drejtat e njeriut dhe ligjin e refugjatëve, duke ofruar kurse dhe konferenca për profesionistë ushtarakë, diplomatë dhe juristë.

IIHL organizon çdo vit një garë mbi Ligjin e Konfliktit të Armatosur (LOAC) për akademitë ushtarake nga e gjithë bota, ku kadetët mësojnë dhe zbatojnë ligjin në skenarë të simuluar ushtarakë. Gara përbëhet nga një fazë praktike, ku ekipet shumëkombëshe këshillojnë mbi çështje ligjore bazuar në situata të supozuara. Ky aktivitet, përveçse një garë, është edhe një ushtrim që përgatit udhëheqësit ushtarakë të ardhshëm për operacione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërgjegjësimin për çështjet humanitare.

Pjesëmarrja realizohet me ekipe të përbëra nga tre kadetë dhe një lider ekipi (instruktor). Gara zhvillohet në gjuhën angleze, prandaj kërkon një nivel të lartë të përgatitjes gjuhësore.

Këtë herë, Qendra për Studime Universitare mori pjesë për herë të parë në këtë garë dhe u kthye me medalje të artë, duke dëshmuar avancimin që kjo qendër po arrin në përgatitjen e kadetëve të saj. Gara ishte gjithashtu një shembull i shkëlqyer i punës ekipore me kombet e tjera, ku kadetët tanë bashkëpunuan ngushtë me kolegë ndërkombëtarë në zbatimin e Ligjit të Konfliktit të Armatosur.

Ky triumf pasqyron progresin që Qendra për Studime Universitare po shënon në ngritjen e kapaciteteve të saj si një institucion akademik ushtarak. Ai reflekton përkushtimin dhe disiplinën e kadetëve, si dhe përparimin e Qendrës në skenën ushtarake ndërkombëtare.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 838)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (318)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com