DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

​Kallas e BE nuk presin që liderët e Kosovës e Serbisë të vejnë kushte, kur të ftohen në takimin e nivelit të lartë

18 Maj 2026
A A
Kalas: Në Ballkanin Perëndimor, stabiliteti është prioritet
Share on Facebook

Bashkimi Evropian ka në plan të thërrasë përfaqësuesit e lartë të Kosovës dhe të Serbisë, në një takim, sapo të jenë krijuar kushtet për këtë gjë.

Një kusht që Brukseli ka vënë për këtë takim, është që asnjëri nga të ftuarit, të mos vejë kushte për pjesëmarrje në këtë ngjarje.

‘Përfaqësuesja e Lartë e BE-së do të thërrasë një takim të dialogut të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë sapo ta lejojnë rrethanat dhe ne presim që liderët e të dyja palëve të marrin pjesë pa kushte paraprake”, thuhet në një përgjigje të BE-së për KosovaPress.

Në këtë takim, me shumë gjasa, do të flitet, pos tjerash, edhe për çështjen e mospengimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Deklarata e BE-së për takimin e pakushtëzuar të nivelit të lartë, u bë pas kërkesës që Unionit Evropian ia bëri Kosovapress, për të komentuar deklaratat e ministrit të jashtëm serb, Marko Gjuriq, i cili ditë më parë tha se vendi i tij loboi për mosanëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, gjate nje takimi te Keshillit te Ministrave te Jashtem te kesaj organizate, ne Kishinau te Modavise.

“Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, është kusht që si Kosova ashtu edhe Serbia të ecin përpara në rrugët e tyre evropiane”, thuhet në përgjigjen e BE-së për KosovaPress.

Po ashtu, Brukseli ka theksuar se “sipas Nenit 4 të Marrëveshjes së Ohrit, Serbia është pajtuar që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 788)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com