DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, zbardhet dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi

6 Nëntor 2026
A A
“Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, zbardhet dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi

Shallow depth of field image taken of yellow law enforcement line with police car and lights in the background.

Share on Facebook

Zhvillime të reja dalin në dritë pas arrestimit në Athinë të shqiptarit Nikolin Pali, i kërkuar prej gjashtë vitesh për vrasjen e dyfishtë në Loutraki të Greqisë.

Sipas raportimeve të mediave greke, i arrestuari dyshohet se ka pranuar përfshirjen edhe në dy vrasje të tjera të kryera në Shqipëri. Pali, u arrestua në një apartament në zonën Kato Patisia të Athinës, gjatë një operacioni të forcave speciale EKAM dhe policisë greke. Ai ishte dënuar në mungesë për vrasjen e ish-partneres së tij, një 43-vjeçare me origjinë ukrainase, dhe partnerit të saj, një farmacist grek.

Sipas “Proto Thema”, 43-vjeçari dyshohet se ka rrëfyer edhe dy vrasje të tjera të kryera në Shqipëri. Ndërkohë, autoritetet po hetojnë nëse ai ka qenë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera të rënda kriminale, përfshirë ekzekutime me pagesë.

Gjatë kontrollit në apartamentin ku u arrestua, policia greke gjeti një pistoletë, dy granata funksionale, dy mekanizma ndezës, tre palë pranga metalike dhe një leje qëndrimi të falsifikuar, në të cilën ishte vendosur fotografia e të arrestuarit.

Sipas autoriteteve greke, ndaj tij rëndonin vendime dënimi për vrasje me dashje, grabitje dhe zjarrvënie me dëmtim të pronës. Gjithashtu, në kuadër të bashkëpunimit me Interpolin, u konfirmua se ai kërkohej edhe nga autoritetet shqiptare për një grabitje me armë të mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim.

Ngjarja për të cilën ishte dënuar në Greqi ndodhi natën mes 10 dhe 11 tetorit 2020, në një banesë pushimi në zonën e Loutrakit. Sipas hetimeve, autori dyshohet se sulmoi me sëpatë ish-partneren e tij dhe partnerin e saj, duke i goditur për vdekje. Më pas, ai mori para dhe bizhuteri nga viktimat, ndërsa automjetin e gruas e çoi në një zonë të izoluar dhe i vuri flakën për të zhdukur gjurmët.

Në të njëjtin operacion policor u arrestua edhe një 41-vjeçare shqiptare, e akuzuar për përkrahje të autorit të krimit dhe shkelje të ligjit për të huajt.

Hetimet vijojnë për të zbardhur për të verifikuar nëse 43-vjeçari ka lidhje me ngjarje të tjera kriminale në të dyja vendet.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 303)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com