DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kamberi: Vuçiqi po përpiqet ta pengojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës

11 Tetor 2026
A A
Kamberi padit Bërnabiqin për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore
Share on Facebook

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me koalicionin shqiptar, duke vlerësuar se shqetësimi i tij nuk lidhet vetëm me numrin e mandateve që mund të fitojë kjo listë, por edhe me ndikimin politik dhe diplomatik që mund të ketë një përfaqësim i bashkuar dhe i pavarur shqiptar.

Përmes një reagimi, Kamberi ka theksuar se rëndësia e përfaqësimit shqiptar nuk matet vetëm me numrin e deputetëve në Parlament, por edhe me aftësinë për t’i adresuar problemet e shqiptarëve në institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

“Çështja nuk është domosdoshmërisht sa deputetë shqiptarë do të hyjnë në Parlament, por çfarë do të përfaqësojnë ata politikisht dhe çfarë mund të bëjnë me atë përfaqësim”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka kritikuar etiketimin e listës shqiptare si armike të shtetit, duke thënë se kjo e zhvendos debatin nga konkurrenca zgjedhore dhe të drejtat e pakicave te besnikëria ndaj pushtetit.

Sipas Kamberit, një narracion i tillë synon të përçajë përfaqësimin shqiptar dhe të ushtrojë presion ndaj partive e kandidatëve që mund të bashkëpunojnë me të.

Deputeti ka përmendur edhe tri fusha ku përfaqësuesit shqiptarë mund të ndikojnë: ngritjen e çështjeve të pasivizimit të adresave, diskriminimit dhe nënpërfaqësimit në Parlament; adresimin e tyre te institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare; si dhe ndërtimin e një përfaqësimi të pavarur nga politika e qeverisë serbe.

“Ndikimi i deputetit nuk matet vetëm me votat që ka në Parlament, por edhe me aftësinë për ta bërë një problem të brendshëm çështje të përgjegjësisë institucionale dhe ndërkombëtare”, ka theksuar ai.

Kamberi ka vlerësuar gjithashtu se Vuçiqi po përpiqet ta zhvendosë debatin nga të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës te çështjet e sigurisë kombëtare, duke e larguar vëmendjen nga detyrimet e shtetit serb.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur katër marrëveshjet e nënshkruara në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022, për të cilat pretendon se Serbia nuk po i zbaton.

Në fund, Kamberi ka theksuar se një përfaqësim shqiptar i bashkuar, kritik dhe i pavarur mund të ketë ndikim më të madh politik e diplomatik sesa sugjeron numri i mandateve që mund të fitojë në Parlamentin e Serbisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com