Ky është një moment historik për DTV Media, i cili po dëshmon rritjen e vazhdueshme të audiencës dhe besimin që shikuesit kanë ndaj përmbajtjes së ofruar.
Me një program të larmishëm informativ, argëtues e kulturor, DTV Media ka arritur të krijojë një komunitet të madh ndjekësish brenda dhe jashtë vendit.
“Ky sukses i dedikohet të gjithë abonentëve tanë që çdo ditë na ndjekin, na mbështesin dhe na motivojnë të ofrojmë përmbajtje cilësore,” është mesazhi falënderues nga stafi i DTV Media.
Me mbi 200K subscribers, DTV Media synon të zgjerojë edhe më tej ofertën mediale dhe të sjellë projekte të reja për publikun besnik.
