DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kapen drogë, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit

10 Dhjetor 2025
A A
Kapen drogë, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit
Share on Facebook

Shtetasi Dritan Ferrunaj, 42 vjeç, është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi iu gjetën kokainë, sende me vlerë, armë dhe 29 mijë euro.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 42-vjeçarit, në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, raporton Tch.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 577)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 236)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com