DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kapën mbi 1 ton kanabis në Pejë – Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 9 personave, njërit iu premtuan 15 mijë euro

30 Shtator 2026
A A
Kapën mbi 1 ton kanabis në Pejë – Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 9 personave, njërit iu premtuan 15 mijë euro
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave, të dyshuar për kultivim dhe shpërndarje të narkotikëve, pasi sipas aktakuzës në dy parcela në Kliqinë dhe Sverkë janë kultivuar 2,850 bimë kanabis.

Sipas Prokurorisë, nga këto bimë është siguruar mbi 1,035 kilogramë e 712 gramë narkotikë të llojit kanabis sativa, të cilët janë sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë një operacioni më 27 shtator 2024.

Të pandehurit E.M., E.E., E.I., K.Q., Sh.Xh., M.Q., I.B., L.H. dhe E.H. dyshohet se kanë vepruar si pjesë e një grupi, duke u angazhuar në mbjelljen, kultivimin, tërheqjen, tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike, si dhe në sigurimin e vendeve dhe mjeteve për transportin e tyre.

Sipas aktakuzës, njërit prej të pandehurve i ishte premtuar shuma prej 15 mijë eurosh për angazhimin në kultivimin e narkotikëve.

Gjatë hetimeve, ndaj njërit prej të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar edhe 1,540 euro në kartëmonedha të falsifikuara, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim të futjes në qarkullim.

Përveç veprave penale që lidhen me narkotikët, njëri prej të pandehurve akuzohet edhe për “Falsifikim të parasë”.

Ndërkaq, një tjetër i pandehur akuzohet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë AK-47, së bashku me municion.

Prokuroria njofton se gjatë zbatimit të urdhërkontrollit më 27 shtator 2024, Policia e Kosovës kishte gjetur 2,850 bimë kanabis sativa dhe mbi një ton narkotikë, të cilat janë sekuestruar.

Të pandehurit dyshohen për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe për vepra të tjera penale.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 206)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com