Në raportin e rregullt ditor të Policisë së Kosovës thuhet se dy persona janë arrestuar në rrugën “Abdyl Frashëri” në Prishtinë pasi gjatë kontrollit u janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.
Policia ka sekuestruar rreth 0.93 gramë kokainë dhe rreth 11.99 gramë marihuanë. Njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.
