Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se pas zgjedhjeve të 7 qershorit, interesat politike të Albin Kurtit, Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit janë përputhur më shumë se kurrë më parë, ndonëse, sipas tij, për motive dhe qëllime të ndryshme.
Sipas Kasollit, Kurti do të vazhdojë të shfaqet i gatshëm për bashkëqeverisje me LDK-në, duke e ditur se kjo parti përballet me përçarje të brendshme që mund ta pamundësojnë një vendim të tillë.
Ai shton se një situatë e tillë do t’i shërbente kryeministrit në detyrë për të forcuar narrativën se LDK-ja mbetet “peng i PDK-së”.
Në anën tjetër, Kasolli vlerëson se Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani, për shkak të sfidave të brendshme në subjektet e tyre politike, mund ta shohin bashkëpunimin me Kurtin si mundësinë e fundit për të ruajtur pozitat e tyre politike dhe për të zbutur pakënaqësitë brenda partive.
