DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KDI dhe IKD: Kushtetuesja duhet ta pezullojë punën e Kuvendit

15 Shtator 2026
A A
Në mungesë kuorumi, shtyhet votimi i rezolutës së LDK-së për çmimin e naftës
Share on Facebook

Konstituimi i Kuvendit pa zgjedhjen e njërit prej nënkryetarëve, atë nga PDK-ja, mund të bëhet shkak që Gjykata Kushtetuese ta cilësojë si shkelje kushtetuese konstatimin e kryeparlamentares Albulena Haxhiu se Kuvendi është i konstituuar.

Eksperti nga zyra ligjore e Institutit Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, thotë se në një rast të tillë, zgjedhja e nënkryetarëve do të kthehej në pikën zero. Sipas tij, edhe vitin e kaluarën ishin zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit në kundërshtim me Kushtetutën.

“Është një përcaktim i qartë nga ana e Gjykatës Kushtetuese se Kuvendi konsiderohet i konstituuar në momentin kur i ka të zgjedhur kryetarin dhe të gjithë nënkryetarët, pa përjashtim. Ne kemi pasur raste vitin e kaluar që, përmes procedurave të manovruara, janë zgjedhur nënkryetarët në kundërshtim me Kushtetutën.”, tha Bugaqku për rtv21

Përveç shkeljeve kushtetuese me konstituimin e Kuvendit pa u zgjedhur edhe njëri prej nënkryetarëve, eksperti tjetër i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, thotë se LVV-ja shkeli edhe afatin kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Shala vlerëson se ishte e paarsyeshme mosvotimi nga LVV-ja i kandidates për nënkryetare të Kuvendit nga PDK-ja, Vlora Çitaku.

“Subjekti më i madh, LVV-ja, e ka shkelur afatin 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Është e paarsyeshme se përse shkelet ky afat, përderisa i ka pasur votat e mjaftueshme. Gjykata Kushtetuese tani ka mundësi që të përcaktojë nëse ka pasoja për shkeljen e këtij afati. Mënyra se si u soll LVV-ja nuk ishte në frymën e bashkëpunimit.”, tha Shala për rtv21

Pavarësisht se u konsiderua hap i ngutshëm dhe jo kushtetues konstatimi i kryeparlamentares Albulena Haxhiu për konstituimin e Kuvendit, LVV-ja ndërmori hapa të mëtejmë, duke thirrur një seancë tjetër gjatë së dielës për zgjedhjen e Qeverisë.

Për këto veprime, njohësit e Kushtetutës dhe ligjeve thonë se kanë efekte zinxhirore. Sipas Vullnet Bugaqkut nga KDI-ja dhe Gëzim Shalës nga IKD-ja, nëse Gjykata Kushtetuese e cilëson si kundërkushtetues konstituimin e Kuvendit në këtë rast, rrëzohet edhe Qeveria Kurti.

“Nëse konstatohet që Kuvendi është i pakonstituuar, atëherë i bie që komplet vendimmarrja e Kuvendit është e pavlefshme.”, deklaroi Bugaqku.

“Në rastin e Qeverisë Hoti, është rrëzuar Qeveria, por kanë mbetur në fuqi vendimet që ka marrë Qeveria.”, tha Shala.

Në seancën e së premtes, PDK-ja kishte propozuar për nënkryetare të Kuvendit Vlora Çitakun, por zgjedhja e saj nuk ishte mbështetur nga deputetët e LVV-së. Ky veprim bëri që Grupi Parlamentar i PDK-së të bojkotojë vazhdimin e seancës konstituive, ndërsa çështjen e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese për interpretim

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 721)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 043)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (185)
  • Sport (424)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com