DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Këpuca, në këmbën e gabuar”, avokati i Thaçit: Tre burra akademikë e rishkruan dhe e fshinë historinë

21 Shtator 2026
A A
“Këpuca, në këmbën e gabuar”, avokati i Thaçit: Tre burra akademikë e rishkruan dhe e fshinë historinë
Share on Facebook

Pierre-Richard Prosper, avokat në ekipin mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Prosper ka thënë se pas dëgjimit të aktgjykimit dhe arsyetimit të trupit gjykues, ai e konsideron vendimin larg së vërtetës.

“Kur dëgjova aktgjykimin dhe dëgjova se çfarë kishin për të thënë gjyqtarët, unë sinqerisht konkludova që ishte një vendim jo i ndershëm. Është një situatë që është shumë larg nga e vërteta, e rishkruan historinë”, ka deklaruar Prosper.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar historia dhe çështja nga trupi gjykues.

“Neve, siç e thashë edhe më herët, jemi në një situatë ku tre burra akademikë në shumicë, në fakt, jo vetëm se kanë rishkruar historinë, por edhe kanë fshirë historinë”, tha ai.

Prosper ka theksuar se beson në sundimin e ligjit, por sipas tij, ai duhet të zbatohet në mënyrë objektive dhe të paanshme.

“Është një situatë ku, mbi të gjitha, duhet thënë se unë besoj në sundimin e ligjit, të gjithë besojmë në sundimin e ligjit, por sundimi i ligjit duhet të aplikohet në mënyrë objektive dhe të paanshme”, u shpreh avokati.

Duke folur për vendimin e gjyqtarëve, Prosper përdori edhe një shprehje figurative për të përshkruar qëndrimin e tij.

“Ne kemi një situatë tani ku këpuca është vënë në këmbën e gabuar. Mënyra si e kanë nxjerrë vendimin këta gjyqtarë, si e kanë trajtuar çështjen, sipas mendimit tim, ata e kanë shkelur sundimin e ligjit”, ka thënë Prosper.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 726)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 508)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (190)
  • Sport (437)
  • TV (92)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com